Korenica asiston, Emërllahu luan 90 minuta: Cluj i dyshes shqiptare fiton Kupën e Rumanisë

Cluj ka fituar ndaj Hermannstadt me rezultat 3-2, në finalen e Kupës së Rumanisë, me Meriton Korenicën dhe Lindon Emërllahun që i gëzohen suksesit të parë me klubin rumun.
Dyshja e nisën ndeshjen nga minuta e parë, duke qenë prej më të mirëve në fushë.
Në golin e parë të takimit, ishte Meriton Korenica, ka bëri superasistim te Mohammed Kamara shënoi në minutën e 15-të për 1-0.
Louis Munteanu dhe Beni Nkololo shënuan dy golat e tjerë të Cluj, ndërsa për ekipin Hermannstadt shënuan Tiberiu Capusa dhe Sergiu Bus.
Lindon Emërllahu gjeti golin në minutën e 11-të të kohës shtesë, por u anulua me VAR për pozitë jashtë loje.
Korenica luajti 82 minuta, ndërsa Emërllahu të gjithë ndeshjen, ndërsa të dy u ndëshkuan edhe me nga një karton të verdhë.
Cluj në fund festoi Kupën e Rumanisë pas 9 vitesh, me ish dyshen e Ballkanit që kishin një kontribut të jashtëzakonshëm. /Telegrafi/


















































