LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut thotë se provoi ‘predhën e re taktike’

Koreja e Veriut thotë se provoi ‘predhën e re taktike’

Koreja e Veriut nisi një “predhë të drejtuar taktike të tipit të ri të sapo zhvilluar” të enjten, njoftoi të premten agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Por sipas Reuters, përcjell Telegrafi, raporti sugjeroi që udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, nuk e inspektoi nisjen.


Ndryshe, presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten Shtetet e Bashkuara mbetën të hapura për diplomaci me Korenë e Veriut me gjithë testet e saj të raketave këtë javë, por paralajmëroi se do të kishte përgjigje nëse Koreja e Veriut përshkallëzon këto veprime.

“Arma e re bazohet në teknologjinë ekzistuese që ishte përmirësuar për të mbajtur një koke lufte 2.5 tonësh”, njoftoi KCNA.

Çifti i armëve me provë goditi me saktësi një objektiv 600 kilometra larg, tha KCNA.

“Zhvillimi i këtij sistemi armësh ka një rëndësi të madhe në forcimin e fuqisë ushtarake të vendit dhe në parandalimin e të gjitha llojeve të kërcënimeve ushtarake”, ka thënë Ri Pyong Chol, udhëheqësi i lartë i cili mbikëqyri provën, sipas KCNA. /Telegrafi/