LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut lëshoi të paktën dy raketa të tjera

Koreja e Veriut lëshoi të paktën dy raketa të tjera

Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën dy raketa balistike sot.

Këto akuza vijnë pas informacionit fillestar se Pheniani testoi një predhë, për të tretën herë që nga fillimi i vitit.


Ushtria e Koresë së Jugut deklaroi se zbuloi dy raketa balistike me rreze të shkurtra veprimi, të lëshuara në lindje të provincës së Phenianit, nga bregu perëndimor i Koresë së Veriut, jo shumë larg kufirit me Kinën, raporton cnn.

Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike, e dyta në më pak se një javë
Lexo po ashtu Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike, e dyta në më pak se një javë

Raketat me shumë gjasa kanë rënë në det pranë zonës ekskluzive ekonomike japoneze, njoftoi televizioni NHK, duke iu referuar një zyrtari të paidentifikuar të Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë.

Me atë rast, në Seul është mbajtur një seancë urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilën është shprehur “keqardhja” për testin e fundit raketor të Koresë së Veriut, njoftoi Presidenca.

Ndryshe, ky është testi i tretë i lëshimit të raketës balistike i kryer nga Pheniani që nga Viti i Ri. /Telegrafi/