LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut akuzon SHBA-të se i kanë shpallur luftë

Koreja e Veriut akuzon SHBA-të se i kanë shpallur luftë

Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut ka akuzuar Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, për shpallje të luftës me vendin e tij.

Ri Yong-ho u tha gazetarëve në Nju Jork se Koreja e Veriut e kishte të drejtën për të rrëzuar bombarduesit amerikanë.


Kjo aplikohet edhe kur avionët nuk janë në hapësirën ajrore të Koresë së Veriut, shtoi ministri.

“Bota duhet të ketë të qartë  se ishte SHBA-ja ajo që e para shpalli luftë”,  tha Ri.

Të dyja palët kanë nisur një luftë fjalësh e cila është duke u ashpërsuar.