LAJMI I FUNDIT:

Korab Shaqiri rrëfen për ditët e tij në karantinë: Kemi mësuar se nuk ka asgjë më të vlefshme sesa jeta dhe shëndeti ynë

Korab Shaqiri (Foto: Telegrafi)

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Korab Shaqiri, gjatë ditës së sotme (e premte) ka dhënë një intervistë për Telegrafin, në të cilën ka rrëfyer ditët e tij në karantinë.

Përveç periudhës së vetizolimit, ai ka folur për projektin më të ri, “Dilema”, të realizuar në kushte shtëpie, gjërat që ka mësuar këtë kohë e po ashtu edhe për projektin e radhës.


Artisti në fjalë gjithashtu ka inkurajuar të gjithë të qëndrojnë në shtëpi edhe pak kohë, duke e vlerësuar mjaft shumë qëndrimin dhe kohën me familjen e tij.

Korab Shaqiri (Foto: Telegrafi)

Tregimin për periudhën e tij të izolimit, artisti e nis me përshkrimin e një fotografie të një kompozitori brenda dhe jashtë karantinës.

“Ishte një foto ku po tregonte kompozitorët apo producentët që punojnë në studio në karantinë dhe jashtë karantine dhe ishte fotoja e njëjtë, nuk kishte kurrfarë ndryshimi mes njërës dhe tjetrës. Pse po e them këtë, sa i përket studios unë e kam bërë një studio të vogël këtu te shpija edhe po punoj aty, por sa i përket anës familjare jam më se i kënaqur dhe për këtë kjo koha e karantinës do të kisha qenë pak falënderues ndaj saj atëherë është kjo koha familjare me djalin dhe me familjen në përgjithësi. Ku këto ditë jemi kënaqur, duke zbuluar gjëra të reja, lojëra të reja duke shijuar natyrën dhe duke i shijuar këto ditë që jemi bashkë”, ka thënë Korabi për Telegrafin.

Tutje, i njëjti ka folur për projektin e ri “Dilema”, klipi i së cilit është tejet i veçantë përkundër xhirimeve brenda ambienteve të shtëpisë.

“Mendoj që njeriu për të arritur diçka të re, duhet të provoj diçka të re. Ishte koha e tillë e karantinë, çdo njeri i profesionit të tij ka pretenduar të sjell para fansave të tij të ndjekin diçka që lidhet me profesionin e tij, me artin e tij. Për mu, ajo që lidhet është muzika dhe përmes këngës arrita të krijoj një këngë në kohë karantine. Dhe sa i përket videos, arrita në një konkluzion që duhet të krijoj një video sepse nuk kisha mundësi të tjera, një video self-made, një video të bërë vetë në kushte shtëpie. E realizova, e zbulova një talent të ri timin i cili është kamera, domethënë po dija mirë të xhiroj, kështu që këto u bënë dhe sa i përket montazhit arriti ta bëjë një mik i imi, Adem Ademi dhe doli diçka interesante që të jemi aktiv edhe këto ditë para publikut”, vazhdon më tej Shaqiri.

Ai ndër tjerash ka folur për projektin e radhës ndërsa zbuloi se është një bashkëpunim me disa artistët të tjerë.

“Është edhe një ide tjetër të cilën unë nuk do ta shpalos për arsye se nuk jam vetëm, me katër prej tyre veçse jemi dakord por të shohim në ditët në vazhdim se si do të shkojë. Nëse shkon ashtu siç e kam planifikuar pasi jam nisur nga një ide e tillë përafërsisht sikurse Dilema por të realizojmë një bashkëpunim me qytete, shtete, e kontinente”, vazhdon kantautori.

Në fund, Korabi ka dërguar një mesazh për të gjithë me shpresë se kjo pandemi të kalojë sa më shpejt.

“Ashtu siç e kam thënë disa herë po e them prapë, të gjithë ata që po na ndjekin të qëndrojnë në shtëpi. Na kanë mbetur edhe pak ditë sepse kjo kohë po kalon, kjo e keqe po kalon dhe mbas kësaj besoj që do jemi më të bashkuar, kemi mësuar se sado pak diçka që jeta qenka më e vlefshme se sa e kemi menduar ne më herët. Kështu që qëndroni edhe pak ditë në shtëpi nuk ka asgjë tjetër që vlen më shumë se sa shëndeti dhe jeta jonë”, e ka përmbyllur intervistën Korabi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori