“Asnjëherë nuk është vënë në punë kaq shumë mençuri, për të na bërë kafshë. Të lexosh veprën tuaj, të vjen që të ecësh me katër këmbë. Sidoqoftë, duke qenë se e kam humbur këtë zakon prej më shumë se gjashtëdhjetë vjetësh, për fat të keq ndjej se e kam të pamundur ta rimarr atë”.
Ndonjëherë Volteri (DescriptionFrançois-Marie Arouet – Voltaire) preferonte një shaka në vend të një analize të plotë filozofike. Por, siç shkruante Horaci, asgjë nuk na pengon të qeshim për të thënë të vërtetën. Dhe, sigurisht Volteri kishte arritur të adresonte çështjen qendrore, dje ashtu si sot, duke iu drejtuar personit të duhur. Marrësi ishte filozofi më i iluminuar i momentit, Ruso (Jean-Jacques Rousseau), dhe në diskutim ishte teza e tij se gjendja fillestare, primitive e njeriut është një gjendje e pafajësisë. Është një bindje e përhapur, jo vetëm në filozofi: ajo është gjithashtu baza e krishterimit, për shembull.
Por, krishterimi me sistemin e tij të fuqishëm doktrinor, ishte në gjendje të shpjegonte edhe vazhdimin e historisë: potencialisht të pastër, të bekuar dhe të pafajshëm, si fëmijë të Zotit, njerëzit e gjejnë veten në gjendjen e tanishme të mjerimit, për shkak të fajit të mëkatit origjinal, pas shkeljes që bëri Adami dhe Eva. Nuk sqaron të gjitha problemet, por të paktën ofron, për besimtarët, një shpjegim teologjik të asaj që jemi sot. Po Ruso? Nëse për nga natyra jemi të pafajshëm dhe të pastër, si mund ta justifikojmë korrupsionin tonë aktual? Nga ai tek stoikët, të parët që e mbështetën me ngulm atë ide, tundimi është gjithmonë i njëjtë: t’i imponohet shoqërisë përgjegjësia e korruptimit aktual.
Në vetvete, teza nuk është plotësisht e gabuar; por nga pikëpamja filozofike, pyetja themelore mbetet e hapur: nëse njerëzit për nga natyra (ose me vullnet hyjnor) janë të mirë ose të pafajshëm, si u bë shoqëria e korruptuar?
Një pyetje e vështirë së cilës Ruso nuk deshi t’i përgjigjej, duke shpjeguar se gjendja e natyrës duhej të kuptohej si një rast I kufizuar, “që mbase nuk ekzistonte kurrë, dhe për të cilin, megjithatë, duhet të kemi nocionet e duhura për të gjykuar mirë gjendjen tonë aktuale”. Më të guximshëm, stoikët, ishin përgjigjur në një mënyrë brilante dhe banale në të njëjtën kohë: faji i nënave; janë ato që inauguruan procesin e korruptimit kur i bënë fëmijët të kenë banjo të nxehta, duke nxitur tek ta dëshirën për kënaqësi të panevojshme dhe të panatyrshme të cilat gradualisht do t’i mashtronin ata. A i keni bërë të vegjlit tuaj ta ndjejnë atë emocion të ëmbël? Epo, shoqëria humbet në mënyrë të pakthyeshme. Ka një lloj gjenialiteti në çmendurinë e kësaj përgjigjeje, por edhe shumë banalitet: në fund të fundit, është gjithmonë faji i grave (është një version tjetër i historisë së zakonshme të Evës, në fund të fundit).
Po sikur të kishte të drejtë Volteri dhe të gjithë ata që ashtu si ai, nuk presin parajsë në fillim ose në fund të tregimit, sepse ushqejnë një imazh më pak idilik, më të zhgënjyer për njeriun dhe limitet e tij?
Perspektiva është më pak emocionuese, por ka të paktën një meritë: duke na çliruar nga mirazhi i pafajësisë dhe pastërtisë origjinale, gjithashtu na ndihmon të vëzhgojmë me sy më të kthjelltë gjithçka që kemi ndërtuar me dhimbje, kur kemi qenë në gjendje të jemi të bashkuar. Nuk është një histori triumfale, ajo e njerëzve, por as nuk është një zbritje drejt humnerës: përkundrazi i ngjan një kopshti të kultivuar me durim, gjithmonë në rrezik të bjerë në kaos, por që ndërkohë reziston, dhe i cili për këtë arsye meriton kujdes dhe durim. /Burimi: Sette/Në shqip nga: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRileximi i mërzitshëm i “Uliksit”!
I kanë thënë të mençurit...
"Universiteti i Durrësit i vitit 1380 - i pari universitet në Ballkan"
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Bretkosa nobelisti Mo Yan dhe klithmat e fëmijëve të vrarë në barkun e nënave!
Filmi i vitit 1974 i cili sot është më aktual se dikur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi