LAJMI I FUNDIT:

Kopja elektrike Ford GT40 do të jetë me 800 kuaj/fuqi

Kopja elektrike Ford GT40 do të jetë me 800 kuaj/fuqi

Everrati ka njoftuar një kopje të veturës legjendare të garave të Fordit GT40 Le Mans, por me një veturë elektrike.

Kompania britanike njoftoi se vetura do të ketë dy motorë elektrikë që do të japin 800 kuaj/fuqi dhe 800 Nm çift rrotullues, ndërsa shpejtësia maksimale do të jetë 200 km/h. Ai do të përdorë një bateri 60 kWh.


GT40 origjinale e viteve 1960 fuqizohej nga një motor 7.0-litërsh V8 që zhvilloi 485 kuaj/fuqi dhe 644 Nm çift rrotullues dhe arrinte një shpejtësi prej 330 km/h. Kjo veturë ishte shumë e lehtë dhe e projektuar ekskluzivisht për të fituar 24 Orët e Le Mans. Everrati thonë se versioni elektrik nuk do të jetë shumë më i madh se 1300 kg.

Ndryshe nga origjinali, kopja elektrike do të lëshojë tingullin artificial të motorit V8, si dhe ndërrimin e marsheve. Shoferi do të jetë në gjendje të zgjedhë “shpejtësi virtuale” pasi të aktivizojë modalitetin Race.

Projekti nuk është restomod, sepse është përdorur një guaskë dhe shasi e re dhe janë prodhuar nga kompania Superformance nga SHBA, për të cilën ka licencë.

Çmimi nuk dihet ende sepse varion nga porosia në porosi. GT40 origjinale aktualisht po shitet për miliona. Kur të prodhohet, GT40 do t’i bashkohet flotës elektrike në rritje të Everrati, e cila përfshin Porsche 911 964, Land Rover Defender dhe Mercedes-Benz 280SL. /Telegrafi/