LAJMI I FUNDIT:

“Koordinim i faktorit shqiptar në rajon”, Begaj takon përfaqësuesit e partive shqiptare në Shkup

“Koordinim i faktorit shqiptar në rajon”, Begaj takon përfaqësuesit e partive shqiptare në Shkup

Presidenti Bajram Begaj është takuar me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku është theksuar nevoja e koordinimit dhe e bashkëpunimit më të ngushtë mes faktorit shqiptar në rajon.

“Kjo do të ishte në dobi më së pari të mirëqenies së shqiptarëve, e pa diskutim edhe në funksion të përmbushjes së objektivit strategjik sa më shpejt, atë të integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të rajonit”.


Gjatë qëndrimit në Shkup, kreu i shtetit shqipatr u takua me kryetarin e PDSH-së, z. Menduh Thaçi, me Kryetarin e Lëvizjes Demokratike, z. Izet Mexhiti, me Kryetarin e Bashkimit Demokratik Për Integrim, z. Ali Ahmeti, me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha, si dhe me figura të tjera të rëndësishme të politikës në Maqedoninë e Veriut. /Telegrafi/