LAJMI I FUNDIT:

Konventa “Suksesi është qëllimi yt”, organizohet për herë të tretë në Kosovë

Konventa “Suksesi është qëllimi yt”, organizohet për herë të tretë në Kosovë

Konventa vjetore “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT”, e cila do të mbahet për herë të tretë në Kosovë është vendi i duhur për të promovuar kompaninë apo brendin tuaj, si dhe të afirmoheni në ngritjen e kapaciteteve të njohurive të reja dhe eksperiencave të ndryshme kudo në botë. Kjo konventë është programi që një herë në vit i bashkon menaxherët për të ndarë idetë dhe çështjet e biznesit në shitje.

Trajneri i shitjes, Denis Gafuri në një intervistë dhënë Telegrafit ka thënë se konventa është eventi më i madh i biznesit në Kosovë dhe rajon, ku fokusi kryesor është shitja dhe marketingu.


Gafuri tha se në konventën e vitit të kaluar pjesëmarrësit kanë qenë të profesioneve të ndryshme.

Diana Beqari-Pushi, folëse në konventën “Suksesi është qëllimi yt”
Lexo po ashtu Diana Beqari-Pushi, folëse në konventën “Suksesi është qëllimi yt”

“Sa i përket konventës së kaluar ka qenë eventi më i madh i biznesit në Kosovë dhe rajon, i cili ka qenë i fokusuar direkt për shitje dhe marketing. Pjesëmarrësit e Konventës së kaluar kanë qenë prej profesioneve të ndryshme pa marrë parasysh  a është direkt i lidhur në shitje apo jo. Ka pas përveç menaxher të shitjes, drejtorë, pronar të kompanive, mjek, avokat,  artist etj”, ka thënë ai.

Sheki Useini, pjesë e konventës “Suksesi është qëllimi yt”
Lexo po ashtu Sheki Useini, pjesë e konventës “Suksesi është qëllimi yt”

Sipas tij, e bukura e pjesëmarrësve në këtë konventë është interesimi i tyre për të marrë njohuri të reja.

“E bukura e kësaj që unë e vlerësoj shumë është që ka shumë njerëz të profesioneve të ndryshme me mendje të ndritur që kanë dëshirë të marrin njohuri të reja, se asnjëherë nuk mjafton dija që e kemi. Nëse ne si shoqëri si komb, si popull duam të ecim përpara e vetmja mënyrë është vetëm me dituri dhe njohuri të reja. Dhe mënyrat që mund ta arrijmë këtë është pjesëmarrja në konferenca, seminare, konventa, leximi i librave të ndryshëm dhe të gjitha gjërat që i mësojmë ti fusim menjëherë në funksion”, shpjegoi ai.

Gafuri po ashtu theksoi se për shkak të pandemisë, COVID-19 iu është imponuar që sivjet konventën ta organizojnë në mënyrë virtuale, online.

“Për shkak të pandemisë na është imponuar që konventën ta bëjmë në mënyrë virtuale, online. Por do mundohemi ta realizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme sikur të jetë reale”, sqaroi ai.

Konventa “Suksesi është qëllimi yt” – vendi i duhur për më të mirët!
Lexo po ashtu Konventa “Suksesi është qëllimi yt” – vendi i duhur për më të mirët!

Tutje trajneri i shitjes tregoi se në konventë do të këtë spikerë nga vende të ndryshme, si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Zvicra, Britania e Madhe, Kanada, Amerikës dhe Izraelit.

Denis Gafuri, trajner i shitjes

“Secili nga ta do të na tregojnë nga eksperienca e tyre zgjidhje se si do t’i kalojmë sfidat me të cilat kalojnë bizneset. Ftoj pjesëmarrësit e Konventës që të jenë pro aktiv në mbajtjen e shënimeve”, tha tutje Gafuri, duke shtuar se shumë pjesëmarrës që kanë marrë pjesë në konventat e kaluara kanë pas  sukses në karrierë dhe në rritjen e të hyrave.

Ndërkaq, konventa këtë vit vjen në formë të webinarit dhe do të mbahet me datën 4 dhe 5 dhjetor. Për t’u bërë partner, kontaktoni në:

E-mail: sales@denisgafuri.com

Nr. tel: +383 49 893 693

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori