LAJMI I FUNDIT:

Konventa e Bernës nxit përsëri qeverinë shqiptare të ndalojë punimet e Aeroportit të Vlorës

Konventa e Bernës nxit përsëri qeverinë shqiptare të ndalojë punimet e Aeroportit të Vlorës

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës nxiti qeverinë shqiptare të ndalojë punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë, duke përsëritur qëndrimin e shprehur në shtator të këtij viti përmes një rekomandimi zyrtar.

Burime të pranishme në një takim njëjavor të zhvilluar në Strazburg, i cili përfundoi më 1 dhjetor, i thanë Zërit të Amerikës se pjesëtarët e Konventës shprehën shqetësimin e lartë në lidhje me vazhdimin e punimeve të aeroportit, duke nxitur autoritetet shqiptare të punojnë së bashku me shoqërinë civile dhe palët e tjera të interesit për një studim të thelluar të ndikimit në mjedis.


Autoritete shqiptare do të raportojnë qershorin e vitit të ardhshëm për hapat e hedhur në zbatim të rekomandimeve të Konventës, ndërsa fundvitin e ardhshëm pritet që Komiteti i Konventës së Bernës të mblidhet sërish për të shqyrtuar situatën.

Përfaqësuesi i Organizatës shqiptare për Mbrjotjen e Natyrës (PPNEA) Xhemal Xherri i pranishëm në takimin vjetor të Konventës ssë Bernës i tha Zërit të Amerikës se krahas përfaqësuesve të dy organizatave mjedisore shqiptare (ECO Albania dhe PPNEA) dhe organizatës Euro Natur në takim ishin edhe përfaqësues të qeverisë shqiptare.

Në takim tha zoti Xherri u theksua veçanërisht fakti që punimet për ndërtimin e aeroportit po vazhdojnë me intesitet dhe pse Komiteti i Përhershëm i Bernës ka kërkuar ndalimin e punimeve tre muaj më parë.

Në takim përfaqësuesit e organizatave mjedisore shqiptare EcoAlbania, dhe EuroNatur shprehën qëndrimet e tyre para përfaqësuesve të Konventës, tha zoti Xherri.

Zydjon Vorpsi, i organizatës PPNEA është shprehur se “Qeveria shqiptare pretendon se përshpejtimi i procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një prioritet parësor”.

“Zbatimi i rekomandimeve të Konventës së Bernës mbështet pikërisht këtë objektiv”, tha zoti Vorpsi.

Sipas tij “mos-pajtimi me dispozitat e një traktati ndërkombëtar nuk ndihmojnë në këtë qëllim, përkundrazi, kanë efekt të kundërt në integrimin e Shqipërisë.”

Ndërsa Besjana Guri, menaxhere projekti tek “EcoAlbania”, nënvizoi në prezantimin e saj përpara Komitetit të Përhershëm rëndësinë e lumit të Egër Vjosa.

“Shpallja e Lumit Vjosa dhe tre tributarëve të tij si një Park Kombëtar i vetëm, është një arritje e madhe dhe ne e përgëzojmë qeverinë Shqiptare për këtë vendim. Gjithsesi, ne jemi të shqetësuar që ekosistemi i Vjosës ndodhet akoma nën kërcënim, siç tregohet me ndërtimin e aeroportit në deltën e Vjosës pranë parkut të ri kombëtar, si dhe nga projekti i devijimit të ujit nga lumi Shushica, brenda parkut kombëtar” u shpreh zonja Guri.

Zoti Xherri i tha Zërit të Amerikës se përfaqësuesit e qeverisë Shqiptare deklaruan në takimin e Komitetit të Përhershëm, qëndrimine mbajtur edhe në raportin e tyre zyrtar se – zona është shpallur gabimisht si një zonë e mbrojtur.

Ata pohuan në takim se zona ka qenë një aerodrom ushtarak dhe se shpallja si Peizazh i Mbrojtur ka ndodhur gabimisht, u shpreh zoti Xherri. Drejtor Ekzekutiv pranë EuroNatur Gabriel Shwaderer dekaroi se “Këto deklarata po shndërrojnë realitetin”.

Fusha e aviacionit është përdorur deri në vitet ‘90 dhe nuk kishte infrastrukturë mbështetëse, madje, as një pistë të shtruar me asfalt tha ai. Sipas zotit Shwaderer Zona e Mbrojtur u dizenjua në vitin 2004 bazuar në një propozim shkencor. Disa vite më vonë, ekosistemi i Vjosë-Nartës u propozua nga autoritetet Shqiptare si një zonë Emerald, që do të thotë se zona është e një rëndësie të lartë për Evropën.

“Pretendimi i tanishëm se zona nuk ka vlera ekologjike është një mashtrim i ulët për të justifikuar ndryshimin e paligjshëm të kufijve të zonës së mbrojtur. Aeroporti i Vlorës nuk është një rast vetëm i shkatërrimit të natyrës, por edhe i shkeljes flagrante të ligjit”, tha drejtori i “Euro Natur’’.

Sipas vlerësimit të organizatave mjedisore Zona e Mbrojtur Vjosë-Nartë është një nga ekosistemet më të rëndësishme në Shqipëri, ligatina e dytë më e rëndësishme në Shqipëri dhe shtëpi e llojeve të rralla të kafshëve dhe bimëve. Zona është habitat për më shumë se 220 lloje shpendësh përgjatë vitit dhe ka një rëndësi të lartë edhe përtej rajonit për sa i përket korridorit të shtegtimit të Adriatikut.

Vjosa u shpall lumi i parë i egër Park Kombëtar në Europë në Mars të 2023 dhe u vendos nën mbrojtje nga qeveria Shqiptare. Në Shtator, Konventa e Bernës i kërkoi qeverisë Shqiptare të pezullojë punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Konventa e Bernës e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane është një instrument juridik detyrues ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës. Shqipëria e ka nënshkruar këtë Konventë në vitin 1995 dhe ka hyrë në fuqi në maj të vitit 1999.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi nëntor të vitit 2021 nga një konsorcium kompanish, ku 50 % e aksioneve zotërohej nga “Mabetex” e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, në partneritet me kompaninë turke, “Yda Group”, e cila kishte 48 % të aksioneve , ndërsa 2 % i përkasin shoqërisë nga Kosova “2A Group Shpk”.

Në Mars të këtij viti shoqëria turke u tërhoq nga konsorciumi dhe Kompania “Mabco Constructions”, ka marrë në zotërim 98% të aksioneve të koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pasi bleu me 4450 euro aksionet që zotëroheshin nga kompania turke.

Aeroporti i Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh me një vlerë të parashikuar të investimit në rreth 104 milionë euro.

Një javë më parë Kryeministri Rama inspektoi punimet në zonën ku po ndërtohet aeroporti ku ka përfudnuar shtrimi i dy pistave dhe po ngrihet terminali prej 20 mijë metrash katrorë dhe mjediset e tjera të shërbimit. Autoritetet shqiptare kanë deklaruar se punimet për ndërtimin e aeroportit pritet të përfundojnë në dhjetor të vitit 2024. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori