Kontrollorët e Trafikut Ajror në Kosovë pas takimit me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj kanë anuluar grevën e sotme 1 orëshe.
Në mirëbesim me ministrin, ata iu kanë dhënë kohë deri në muajin shtator për realizimin e gjitha kërkesave të tyre, në të kundërtën nuk mohojnë as grevën e përgjithshme brenda aeroportit.
Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Zgjim Topxhiu u shpreh se për shkak të kësaj gjendje prej miratimit të Ligjit për Paga në muajin shkurt dhe mos largimin e tyre nga ky ligj ka filluar një pasiguri në punën e tyre.
“Ne në mirëbesim me zotimet e ministrit vendosëm të pezullojmë grevën dhe t’i japim kohë prapë Ministrisë së Infrastrukturës reflektim dhe implementim të marrëveshjes…i gjithë progresi që do të bëhet në implementimin e kësaj marrëveshje ne t’i bëjmë një analizë atij progresi deri në fund të muajit shtator. Pas asaj në dakordim me Kryesinë dhe Kuvendin e sindikatës do të vendosim për veprimet e tona në të ardhmen”, është shprehur Topxhiu.
Vendimin për hyrje në grevë një orëshe, Topxhiu tha se e kanë marr për arsye se ka mbi 80 ditë që asnjë nga pikat e tyre në marrëveshjen paraprake me ministrin Lekaj nuk ishte konkretizuar.
“Para një jave kishin kaluar më shumë se tetëdhjetë ditë dhe asnjë nga pikat nuk ishte konkretizuar. Pavarësisht kërkesave tona për takim dhe kërkesave tona për t’iu kthyer përgjigjeve diçka konkrete të cilën ne e kemi kërkuar, ne nuk e kemi marr asgjë për të na thënë se është duke punuar për këtë çështje. Për këtë arsye ka filluar një pasiguri në punë”, ka deklaruar Topxhiu.
Me të ndërmarrë këtë masë, sipas tij ka ardhur reagimi i ministrit Pal Lekaj, i cili ka garantuar dhe është zotuar që gjitha pikat e marrëveshjes së parë do të zbatohen.
Si arsye e kësaj vonese, kryetari i sindikatës ka thënë se kanë marr mungesën e bashkëpunimit brenda institucioneve.
“ Pas takimit që kishim dhe gjatë takimit që kishim ai është zotuar dhe një herë për implementimin e marrëveshjes dhe u zotua që do t’i zbatoj gjitha pikat që i kemi shprehur në marrëveshje…njëri prej problemeve është se jo të gjitha institucionet po bashkëpunojmë me njëra tjetrën dhe punët nuk po kryhen në afat të caktuar. Prandaj ne ia cekëm edhe ministrit se kjo nuk është grevë e drejtuar vetëm ndaj Ministrisë, apo është dhe ndaj institucioneve tjera përkatëse të cilat nuk po e kryejnë punën në afat të caktuar”, thotë Topxhiu.
Në muajin shkurt ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj kishte nënshkruar me kryetarin e atëhershëm të Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Artan Hasani një memorandum bashkëpunimi ku i adresoheshin gjitha kërkesat atyre që kishin të bënin me Ligjin për Paga.kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare