LAJMI I FUNDIT:

Kontrollorët ajror pezullojnë grevën e paralajmëruar

Kontrollorët ajror pezullojnë grevën e paralajmëruar

Sindikata e Kontrollorëve Ajror të Kosovës (SINKON), ka njoftuar se ka pezulluar grevën e paralajmëruar.

Sipas SINKON, anulimi i grevës është bërë pas takimit me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, se do t’i përmbush obligimet e parapara në Marrëveshjen e Mirëkuptimit që ishte nënshkruar në muajin shkurt 2019.


“Vendimin për pezullimin e grevës së paralajmëruar, SINKON e ndërmori pas sqarimit të munguar gjer më tani dhe rikonfirmimit të zotimit nga ana e Ministrit se do t’i përmbushë të gjitha obligimet që burojnë nga MoU e nënshkruar në muajin shkurt 2019, në mes të ministrit të MIT dhe SINKON-it. SINKON do ti vështroj nga afër të gjitha veprimet rreth përmbushjes së obligimeve sipas afateve të mbetura e qe burojnë nga MoU e lidhur mes palëve të nënshkruara. SINKON do t’i bëj një vlerësim këtij procesi në fund të muajit shtator për të parë progresin e arritur në implementimin e marrëveshjes, varësisht prej progresit do t’i kanalizoj veprimet e saj”, thuhet në njoftimin e SINKON-it, përcjell Telegrafi.

Kontrollorët ajror në grevë, bllokojnë fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës
Lexo po ashtu Kontrollorët ajror në grevë, bllokojnë fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës

Të hënën, SINKON kishte paralajmëruar se më 27 dhe 28 maj do t’i rikthehen grevës, për shkak të pakënaqësive me Ligjin e Pagave dhe mos plotësimit të kërkesave të tyre nga Ministria e Infrastrukturës, pavarësisht paralajmërimeve. /Telegrafi/