LAJMI I FUNDIT:

Kontrolle të paparalajmëruara në klinikën e Shtipit, janë gjetur mangësi

Kontrolle të paparalajmëruara në klinikën e Shtipit, janë gjetur mangësi

Ministria e Shëndetësisë ka kryer kontrolle të paparapaljmëruara në Klinikën e Shtipit gjatë natës së mbrëmshme. Ekipet e Inspektoriatit të sanitarisë dhe shëndetësisë kanë inspektuar repoartin e Ortopedisë, atë të Syve, Otorinolaringologjisë.

Cak i kontrolleve kanë qenë edhe Neurologjia, reparti i Infektives dhe reparti i Internistikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Me këtë rast, inspektorë kanë gjetur mangësi në aspekt të higjienës, punës disciplinore, papërgjegjshmëri në kryerjen e obligimeve të marra, në kujdestari.

Të dhëna plotësuese për këtë kontrollë do të jepen gjatë ditës së nesërme. Pritet që t ëketë ndryshime në udhëheqësinë e spitalit./Telegrafi/