LAJMI I FUNDIT:

Kontrolle në nëntë lokale të masazheve në kryeqytet

Kontrolle në nëntë lokale të masazheve në kryeqytet

Në vitet e fundit Kosova është mbushur me lokale të cilat në hapësirat e reklamimit promovojnë masazhin si veprimtari.

Disa herë me radhë biznese me reklama të tilla janë bastisur nga Policia me pretendimet se në to mund të ushtrohet veprimtari tjetër nga ajo e reklamuar. Në raste të caktuara këto pretendime janë vërtetuar, por biznesi që ka lulëzuar kërkon edhe inspektime të tjera.

Kësisoj, Inspektorati i Punës në nisje të shtatorit ka hartuar një plan kontrolli në disa prej këtyre bizneseve dhe nëntë biznese të tilla në kryeqytet janë kontrolluar në një operacion të gjerë kontrollesh.


Gjatë kontrolleve janë hasur punëtorë pa kontrata të punës dhe parregullsi të tjera.

Plani i miratuar nga kryeinspektori Hekuran Nikçi nisi njëkohësisht në 9 lokacione. Bashkë me inspektorët në aksion morën pjesë policia, Administrata Tatimore dhe Ministria e Tregtisë.

Të ndarë në grupe inspektorët kontrolluan nëse bizneset kanë punëtorë të regjistruar dhe janë duke respektuar rregullat e Ligjit të punës.

Operacioni i kontrollit në lokalet e masazheve të Prishtinës zgjat disa orë.

Inspektorët kontrollojnë kontratat e punës e një varg dyshimesh të tjera që janë paraqitur.

Nga filmimet e realizuara nga KALLXO.com vërehet se pamjet brenda lokaleve të masazheve janë të zakonshme, ambiente me drita të kuqe dhe vajza që punojnë në këto ambiente.

Për të verifikuar nëse bizneset janë në rregull me ligjin kërkohen certifikatat e biznesit, lejet e punës, lejet e bizneseve, po ashtu lejet e të punësuarve nëse ata nuk janë shtetas të Kosovës. Për këto raste kërkohet një leje speciale e qëndrimit në Kosovë.

Muhabetet e para në inspektim janë bisedat me punëtorët, por në lokale të masazheve punëtorët nuk dëshirojnë të filmohen.

Inspektimi është multidimensional. Inspektorët e ATK-së zbulojnë se njëri nga bizneset nuk ka të lëshuar kuponë fiskalë për klientët dhe kjo përbën shkelje që duhet të ndëshkohet.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve së bashku me Inspektoratin e Punës dhe të gjitha institucionet relevante jemi në inspektim të zbatimit të ligjit, dua të theksoj para jush se si Qeveri e Kosovës jemi të përkushtuar që të kemi zero tolerancë ndaj çdo veprimtarie ilegale të mundshme”, tha zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna.

Në anën tjetër, Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi, theksoi se ky aksion inspektimi që sot ka filluar është me qëllimin e mbikëqyrjes së zbatimit të dispozitave ligjore që janë në fushëveprimtarinë e Inspektoratit të Punës, Administratës Tatimore të Kosovës, Ministrisë së Tregtisë dhe Policisë.

“Me këtë aksion inspektimesh ne jemi të interesuar që ligjshmërinë ta vëmë sa më mirë dhe sa më shumë që është e mundur”, shtoi Nikçi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ozone Hair Clinic hap lokacion të ri në Dragodan të Prishtinës - zgjidhja moderne për flokët tuaj

Ozone Hair Clinic hap lokacion të ri në Dragodan të Prishtinës - zgjidhja moderne për flokët tuaj

Ekonomi
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?

Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?

Ekonomi
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente

Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente

Ekonomi
Troubleshooters Meet & Greet me 8 dhjetor në Cinestar Megaplex në Prishtina Mall

Troubleshooters Meet & Greet me 8 dhjetor në Cinestar Megaplex në Prishtina Mall

Ekonomi
BP Home Investment LLC - tatimpaguesi, punëdhënesi, dhe eksportuesi i vitit 2024 në Kosovë

BP Home Investment LLC - tatimpaguesi, punëdhënesi, dhe eksportuesi i vitit 2024 në Kosovë

Ekonomi
Mos e humb këtë mundësi! Punë të reja publikohen çdo ditë në Telegrafi Jobs!

Mos e humb këtë mundësi! Punë të reja publikohen çdo ditë në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori