LAJMI I FUNDIT:

Kontrolle falas logopedike në Shkup (Video)

Kontrolle falas logopedike në Shkup (Video)

Një ekip i logopedëve dhe defektologëve, nga 4 shkurti kanë filluar me kontrolle falas dhe ushtrime individuale logopedike, sipas standardeve dhe metodave botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi është që t’u ndihmohet fëmijëve që kanë probleme me të folur dhe të kontrollohen fëmijët që mund t’u ofrohet ndihmë. Për këtë temë, për Tv Nova ka folur logopedja Ana Petreska.


Fushata e kontrolleve do të zgjatë deri më 4 mars./Telegrafi/