LAJMI I FUNDIT:

Kontrabandonin bizhuteri të një firme të njohur, vihen në hetim shtatë persona nga Tirana

Kontrabandonin bizhuteri të një firme të njohur, vihen në hetim shtatë persona nga Tirana

Shtatë persona janë vënë në hetim në Tiranë pasi janë kapur duke shitur bizhuteri kontrabandë.

Referuar njoftimit të policisë, mësohet se kanë nisur hetimet për G. S., 36 vjeç, F. D., 27 vjeç, M. B., 44 vjeçe, I. B., 37 vjeçe, F. S., 29 vjeç, I. I., 33 vjeç, F. A., 46 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.


Këta persona tregtonin bizhuteri të një marke të mbrojtur, të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin fatura doganore dhe tatimore.

“Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tregtonin sende me vlerë (bizhuteri) të një marke të mbrojtur, të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin fatura doganore dhe tatimore, procedohen penalisht 7 shtetas.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, finalizuan operacionin policor të koduar “Second hand”.

Në kuadër të tij u proceduan penalisht shtetasit G. S., 36 vjeç, F. D., 27 vjeç, M. B., 44 vjeçe, I. B., 37 vjeçe, F. S., 29 vjeç, I. I., 33 vjeç, F. A., 46 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Këta shtetas tregtonin në 7 dyqanet e tyre, tregtonin sende me vlerë (bizhuteri) të një marke të mbrojtur, të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin fatura doganore dhe tatimore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të sendeve me vlerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori