Zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, pritet të marrë një dinamikë të re pas zgjedhjeve lokale që pritet të përfundojnë pas një jave. Këtë e paralajmëroi ditë më parë vetë kryeministri Zoran Zaev duke folur për prioritetet e Qeverisë në periudhën e ardhshme.
Në këtë kuadër janë edhe kontaktet e vendosura me qeverinë greke, por edhe lëvizjet e ndërmjetësit të OKB-së, Mathhew Nimetz, se pas vitit mund të ketë afrim të qëndrimeve mes palëve për mbylljen e kontestit afër 30-vjeçar me emrin e Maqedonisë. Detaje nuk jepen nëse tashmë ka ndonjë propozim për emrin e ri të Maqedonisë, apo nëse ajo do të pranohet fillimisht në NATO me referencën e përkohshme IRJM dhe të nisë bisedimet për anëtarësim në BE, me kusht që anëtarësimi i plotë të saj në union të bëhet paralelisht me mbylljen përfundimtare të kontestit.
Njohësit e çështjeve ndërkombëtare, thonë se shtytësi më i madh i këtij procesi është bashkësia ndërkombëtare, e cila me çdo kusht po bën përpjekje për forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe ruajtjen e këtij rajoni nga rritja e ndikimit rus. Alajdin Demiri, ish-diplomat, thotë për Radion Evropa e Lirë, se mes dy vendeve janë duke u zhvilluar negociata dhe se bëhet fjalë për modalitete për arritjen e kompromisit.
“Në kuadër të të gjithë këtyre reformave që janë paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev është edhe ajo e çështjes së emrit dhe si duket ai ka marrë garanci për mbështetje në mbylljen e këtij kontesti. Mendoj se ka bisedime të fshehura ku janë duke u harmonizuar qëndrimet, që do të thotë se Maqedonia ka pranuar ndryshimin e emrit dhe se tani është fjala vetëm për metodologjinë apo format se si do të miratohet kjo marrëveshje”, thotë Demiri. Ai shton se një nga mundësitë e vulosjes së marrëveshjes është edhe ajo e referendumit, duke marrë parasysh mbështetjen e madhe që partia e kryeministrit Zaev, mori tek elektorati maqedonas, ndërsa sa i përket atij shqiptar, Demiri thotë se mbështetja e tyre do të jetë absolute në ndryshimin të emrit dhe anëtarësimit të vendit në NATO.
Ndërkohë, sa i përket modalitetit për arritjen e kompromisit dhe çështjes së referendumit, Margarita Nikollovska, ekspertë e çështjeve juridike thekson: “Ajo që është më me rëndësi, ka të bëjë me nevojën për zgjidhjen e kësaj çështjeje të hapur. Sa i përket modaliteteve, mendoj se duhet të kenë një përfshirje më të gjerë të faktorëve në vend, apo institucioneve siç është edhe Kuvendi, ku përfaqësohen interesat e qytetarëve përmes të zgjedhurve të tyre”.
“Nëse shkohet në referendum, vlerësoj se kujdesi duhet të jetë edhe më i madh, në veçanti në formulimin e pyetjes dhe përgjigjes që do të kërkohet nga shtetasit, Çdo gabim eventual në formulimin e saj, mund të ketë pasoja, prandaj vlerësoj se duhet një kujdes më i madh si në aspektin juridik, ashtu edhe në marrjen në konsideratë të interesave të popullit”, thotë Nikollovska. Zgjidhja e çështjes së emrit, sipas ish-diplomatit Alajdin Demiri, mund të marrë kahen e zgjidhjes edhe për shkak të dobësimit të opozitës maqedonase, e cila për shumë vjet nuk ka bërë asnjë lëvizje në drejtim të afrimit të qëndrimeve me Greqinë.
“Fakti që OBRM-PDUKM-ja është e gjunjëzuar apo që nuk ka kapacitet që të reagojë, flet që ky proces pas zgjedhjeve lokale mund të fillojë dhe të rrumbullakohet pak më shpejt. E gjithë kjo tregon se Maqedonia është e interesuar që sa më parë të jetë pranë institucioneve euroatlantike”, vlerëson Demiri. Çështja e emrit me Greqinë daton që nga pavarësia e Maqedonisë. Ky kontest ka bërë që Greqia ta bllokojë tash e disa vjet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert