LAJMI I FUNDIT:

Kontestet pronësore vazhdojnë të jenë shkaktarë të vrasjeve në Kosovë

Kontestet pronësore vazhdojnë të jenë shkaktarë të vrasjeve në Kosovë

Kontestet pronësore vazhdojnë të jenë një prej shkaktarëve të vrasjeve në Kosovë. Kjo vlerësohet se ndodhë pasi palët shpesh e humbin durimin nga zvarritja e lëndëve në gjykatë. Njohës të sistemit të drejtësisë vlerësojnë se këtyre rasteve duhet t’u jepet verdikt më shpejtë.

Vrasja e dyfishtë në Madanaj të Gjakovës për shkak të një kontesti pronësor, është vetëm një nga rastet kur palët vendosin që vet ta bëjnë gjyqësinë.


Sirtarët e gjykatave në Kosovë janë të mbushura me raste të tilla.

Madje, disa lëndëve janë aty që prej vitit 2002.

Shumë prej këtyre rasteve, ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, vlerëson se verdiktin mund t’ua jap Gjykata e Apelit.

“Gjykata e Apelit i ka të gjitha mundësitë ligjore që çështjen me rastin e ankesës me e mbyllë vet, me e ndërpre atë zvarritje të pafund të një procesi i cili pastaj krijon edhe probleme tjera. Përpos që palët torturohen në një proces pafund, të cilit nuk i shihet fundi, po prodhon edhe probleme të tjera që njerëzit nganjëherë i qasen vetëgjyqësisë”, ka thënë Hasani.

Zvarritje në zgjidhjen e kontesteve gjyqësore ka pasur edhe avokati Florim Shefqeti në disa prej rasteve të tij.

Vrasja për tokë në Gjakovë, i dyshuari thotë se dy vëllezërit i vrau në vetmbrojtje
Lexo po ashtu Vrasja për tokë në Gjakovë, i dyshuari thotë se dy vëllezërit i vrau në vetmbrojtje

“Derisa ka një numër të madh të lëndëve pronësore në gjykata, numër të madh të lëndëve të pazgjidhura, vlerësojmë se gjyqësori do të duhej të ishte më azhur në trajtimin e këtyre lëndëve. Sepse kohëzgjatja mbi 10-15 vite e rasteve pronësore, përveç besimit në sistem, ndikon edhe tek qytetarët në pamundësinë e shfrytëzimit të pronave”, ka thënë Shefqeti.

Një pjesë e madhe e kontesteve pronësore të pazgjidhura kanë të bëjnë me prona të viteve të 50-ta, si rasti në Madanaj të Gjakovës.

“Pas luftës i gjithë dokumentacioni është bartë në Serbi. Veçmas kur kemi të bëjmë me kadastrin përshkrues të vitit 1952, ku aty është i gjithë historiku i transaksioneve, i ndërrimit të pronave që kanë ndodhë në Kosovë deri pas luftës. Pastaj te ne nuk ekziston një edukim i tillë që çdo shit-blerje e pronës duhet të formalizohet”, ka thënë profesori, Fejzullah Hasani.

Profesori Hasani vlerëson se përveç Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila është më e ngarkuar, Gjykatat e tjera Themelore do të duhej t’i zgjidhin më shpejtë lëndët që kanë të bëjnë me konteste pronësore./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori