LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi i çfarëdo sasie alkooli mund të shkaktojë dëmtime të trurit

Konsumimi i çfarëdo sasie alkooli mund të shkaktojë dëmtime të trurit

Nuk ka një nivel “të sigurt” të konsumit të alkoolit

Në një studim vëzhgimi, të cilit ende nuk i është bërë recensimi, hulumtuesit nga Universiteti i Oksfordit studiuan lidhjen midis marrjes së vetë-raportuar të alkoolit të rreth 25.000 njerëzve në Britani të Madhe dhe skanimeve të trurit.


Studiuesit vunë në dukje se konsumimi ndikoi në masën gri të trurit, e cila përfshin zona në tru që përbëjnë “pjesë të rëndësishme në të cilat përpunohet informacioni”, thotë Anya Topiwala, studiuese e vjetër klinike në Oksford, transmeton Telegrafi.

Sa më shumë që pinë njerëzit, aq më e vogël është sasia e masës së tyre gri. Vëllimi i trurit zvogëlohet me moshën dhe, më seriozisht, me demencën.

Vëllimi më i vogël i trurit parashikon gjithashtu performancë më të dobët në testimin e kujtesës.

Foto: Shutterstock

Edhe pse ende nuk mund të themi me siguri nëse aktualisht ekziston një “nivel i sigurt” i alkoolit për sa i përket shëndetit të trurit, është e njohur për dekada që konsumimi i sasive të mëdha është i dëmshëm për shëndetin e trurit.

“Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se alkooli prek të gjitha pjesët e trupit dhe ka rreziqe të shumëfishta shëndetësore”, tha Sadie Boniface, hulumtuese në UK’s Institute of Alcohol Studies, ndonëse nuk ishte i përfshirë në studim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori