LAJMI I FUNDIT:

Konsultimet dypalëshe për mbrojtjen Kosovë-SHBA, Departmenti Amerikan i Mbrojtjes njofton për vizitën në Prishtinë  

Konsultimet dypalëshe për mbrojtjen Kosovë-SHBA, Departmenti Amerikan i Mbrojtjes njofton për vizitën në Prishtinë  

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar lidhur me takimin që ka pasur në Prishtinë, Alton Buland, drejtor kryesor për Politikat Evropiane dhe të NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, në kuadër të konsultimeve dypalëshe të mbrojtjes SHBA-Kosovë.

Buland ishte për një vizitë në Prishtinë më 22 dhe 23 shkurt dhe është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, shkruan Telegrafi.

Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes thuhet se qëllimi i konsultimeve dypalëshe për mbrojtjen ishte diskutimi i prioriteteve të bashkëpunimit dypalësh,  mbështetja për zbatimin e planit 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së për transformimin e FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale profesionale, multi-etnike, ndërvepruese me NATO-n.


Maqedonci takon delegacionin e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së: Zhvilluam konsultime bilaterale
Lexo po ashtu Maqedonci takon delegacionin e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së: Zhvilluam konsultime bilaterale

Në komunikatën e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes bëhet e ditur se udhëheqësit ndanë informacione rreth projekteve që synojnë të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive dhe ndërveprimit të FSK-së, angazhimet e ardhshme ushtarake, Programin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Drejtori kryesor për Politikat Evropiane dhe të NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, Alton Buland përshëndeti Kosovën për arritjet që FSK-ja ka bërë në fazën e dytë të Planit gjithëpërfshirës të tranzicionit dhe falënderoi ministrin Maqedonci për kontributin e FSK-së në Ukrainë, duke përfshirë ofrimin e trajnimeve dhe ekspertizës në deminim.

Udhëheqësit riafirmuan rëndësinë e respektimit të standardeve më të larta të vlerave demokratike, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në të gjitha aspektet për marrëdhëniet dypalëshe të mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori