LAJMI I FUNDIT:

Maqedonci takon delegacionin e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së: Zhvilluam konsultime bilaterale

Maqedonci takon delegacionin e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së: Zhvilluam konsultime bilaterale

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të premten në takim delegacionin nga Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilët ka thënë se kanë zhvilluar konsultime bilaterale të mbrojtjes.

Sipas njoftimit, në takim kanë marrë pjesë edhe gjenerallejtënant Bashkim Jashari si dhe zyrtarë e oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.


Maqedonci ka njoftuar se në takim u dakorduan për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale.

“Së bashku me Gjenerallejtënant Jasharin si dhe zyrtarë dhe oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së pritëm delegacionin nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-ve me të cilët zhvilluam konsultimet bilaterale të mbrojtjes”, ka shkruar ministri.

“Së bashku u dakorduam për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale, multi-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n dhe të gatshme për të zhvilluar misionin e mbrojtjes së territorit”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori