LAJMI I FUNDIT:

Konsullata e Kosovës në Kanada ka një njoftim për bashkatdhetarët

Konsullata e Kosovës në Kanada ka një njoftim për bashkatdhetarët

Qytetarët nga Kosova me nënshtetësi kanadeze që gjatë këtyre ditëve janë duke udhëtuar nga Kanadaja drejtë Kosovës përmes linjës së Stambollit po iu kërkohet që të kenë me vete ndonjë nga dokumentet e Kosovës qofshin ato edhe të skaduar.

Sipas njoftimit të fundit nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto kjo po bëhet për shkak që t’iu shmangen çfarëdo pengese në aeroport.


“Lusim të gjithë bashkatdhetarët tanë me nënshtetësi kanadeze që këto ditë janë duke udhëtuar nga Kanadaja drejt Kosovës, përmes linjës së Stambollit, që të posedojnë me vete edhe ndonjë nga dokumentet e Kosovës (edhe të skaduara) në mënyrë që të shmanget çfarëdo pengese nga autoritetet në aeroport për të fluturuar. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto, sikurse edhe këtë të diel, është në vazhdimësi në kontakt me autoritetet e Aeroportit Pearson si dhe me aviokompanitë fluturuese për të lehtësuar fluturimin e bashkatdhetarëve tanë drejt vendlindjes. Rrugë të mbare drejt vendlindjes!”, thuhet në njoftimin e Konsullatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori