LAJMI I FUNDIT:

Konstituohet Komisioni Hetimor për zyrtarët e MPJD-së

Konstituohet Komisioni Hetimor për zyrtarët e MPJD-së

Është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ky Komision përbëhet nga 11 anëtarë, Jeta Statovci, Ariana Musliu Shoshi, Gazmend Gjyshinca, Haxhi Avdyli, Hisen Berisha, Time Kadrijaj, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Fitore Pacolli-Dalipi, Vlora Dumoshi, etj.


Deputetja Time Kadrijaj, tha se në këtë mbledhje ka mungesë të anëtarëve të Komisionit për shkak të vizitave të tyre jashtë vendit.

Deputeti Haxhi Avdyli tha se është jo serioze qasja për mungesën e anëtarëve, me arsyetime se ka takime.

“Është një koincidencë se dita e themelimit të këtij komisioni është mbajtur debati në Kuvend, ndërsa kryeministri ka pas takim me Vuçiq-in. Ky komision po miratohet në fazën e suksesshme të Kosovës që ka aplikuar për anëtarësim në KE”, tha Avdyli. /Telegrafi/