LAJMI I FUNDIT:

Konkursi për punë që habiti austriakët, ofrohen 15 paga – por rrallëkush se do të mund të përmbush të gjitha kriteret

Konkursi për punë që habiti austriakët, ofrohen 15 paga – por rrallëkush se do të mund të përmbush të gjitha kriteret

Një konkurs për vend të lirë pune që u botua në Kleine Zeitung në Austri, është bërë hit për shkak të kushteve që punonjësi i ardhshëm duhet t’i përmbushë, por edhe për shkak të pagës që e ofron kompania.

Punëdhënësi ofron 15 paga në vit në vlerë prej 6.000 euro në muaj, e në këmbim kërkon dikë që të njëjtën kohë do të mund të luante rolin e kujdestares në shtëpi, kuzhinierit privat dhe të teknikut e kopshtarit, transmeton Telegrafi.


Përveç vaksinimit kundër coronavirusit, kandidati ka nevojë të jetë trajnuar në fushën e gastronomisë dhe turizmit si dhe të ketë  përvojë të punës në “hotelet ekskluzive”.

E në mesin e kushteve të pazakonta, thuhet se kandidati duhet të jetë “i mrekullueshëm në sjellje, i kujdesshëm dhe të jetë fleksibil, besnik dhe diskret”.

Duhet ta ketë edhe “dëshirën për udhëtime dhe dashuri për kafshë. Mbetet të shihet nëse do të ketë kandidatë për punën e re, kjo për shkak të pagës së majme.

Megjithatë mjaftuan kushtet e parashtruara që përdoruesit e rrjeteve sociale të tallen me punëdhënësin, duke thënë se ai qenka në kërkim të një “super punëtori me aftësi të jashtëzakonshme”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante

"Përqafoi" mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Kalo në kategori