LAJMI I FUNDIT:

Konkludim i pazakonshëm i shkencëtarëve: Femrat që pinë këtë ilaç shpesh lindin djem

Konkludim i pazakonshëm i shkencëtarëve: Femrat që pinë këtë ilaç shpesh lindin djem

Nëse para se të ngelni shtatzënë pini këtë ilaçe të njohur kundër dhembjeve, temperaturës dhe inflamacionit, ekzistojnë shanse që të bëheni nënë e një djali. 

Në një studim të botuar para pak kohësh, femrat të cilat kanë pasur dështime kanë lindur më shpesh fëmijë meshkuj, nëse kanë marrë aspirinë para ngjizjes, për dallim nga femrat të cilat kanë marrë placebo.  Aspirina shton shansin që të lindni djalë., transmeton Telegrafi.

Hulumtimet paraprake kanë treguar që dështimet janë të lidhur me inflamacionin e mitrës. Inflamacioni i këtillë mund të ulë shanset që femra të lindë djalë, sepse konsiderohet që fetusi mashkullor është më i ndjeshëm.  Bile edhe faktorët ekstremë siç janë stresi, pirja e duhanit etj. lidhen me uljen e numrit të fëmijëve meshkuj.

Aspirina është ilaç kundërinflamator josteroid i cili përdoret kundër dhembjeve, temperaturës dhe inflamacionit. Në disa raste shkencëtarët kanë konstatuar që bile e ngre shkallën e shtatzënisë në mes femrave të cilat u nënshtrohen ngjizjes jashtëtrupore.

Gjatë hulumtimit të cilin e ka realizuar Instituti i kujdesit të fëmijëve dhe zhvillimit njerëzor “Onis Kenedi Shriver”, 1.228 femra kanë pirë aspirinë apo placebo gjatë periudhës kur kanë provuar të mbeten shtatzënë.  Në 31 për qind të rasteve femrat të cilat kanë pirë aspirinë kanë lindur vajza krahasuar me 23 për qind të emrave të cilat kanë pirë placebo. Gjithashtu, inflamacioni ka qenë më i ulët tek femrat të cilat kanë pirë aspirinë. /Telegrafi/