Konjufca të hënën viziton Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të hënën do të realizojë vizitë zyrtare në Shqipëri.
Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë qëndrimin në Tiranë, kryekuvendari Konjufca do të takojë krerët më të lartë institucionalë të Shqipërisë, presidentin Ilir Meta, kryekuvendarin Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama.
Kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit e Konjufcës, në cilësi të kryetarit të Kuvendit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































