LAJMI I FUNDIT:

Konjufca takon ambasadorin e ri italian, Nicola Orlando – konfirmohet mbështetja për integrimin evropian të Kosovës

Konjufca takon ambasadorin e ri italian, Nicola Orlando – konfirmohet mbështetja për integrimin evropian të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim ambasadorin e ri të italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Diplomati italian uroi Konjufcën për zgjedhjen në pozitën e kreut të Parlamentit, ndërsa Konjufca falënderoi atë për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës, dhe u shpreh se kjo është e nevojshme të vazhdojë edhe në të ardhmen.


Ambasadori Orlando konfirmoi se Italia është e angazhuar në integrimin progresiv evropian të Kosovës dhe Ballakanit Perëndimor.

Konjufca tha se për Kosovën është me interes jetik mbështetja e Romës zyrtare, si në rrafshin ndërkombëtar, ashtu edhe në aspektin e brendshëm, siç janë zhvillimi ekonomik, ngritja e mirëqenies së qytetarëve, forcimi i sundimit të rendit e të ligjit, si dhe konsolidimi i mëtejmë i demokracisë.

“Konjufca dhe Orlande ndanë mendim të përbashkët se marrëdhëniet e mira dhe të gjithanshme midis Kosovës dhe Italisë, mund të zgjerohen dhe forcohen më tej në fushat me interes reciprok”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori