Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, ka pritur sot në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq, i cili shoqërohej nga ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, si dhe bashkëpunëtorët.
Kryetari Konjufca i uroi mirëseardhje Mesiqit, duke e cilësuar si mik të sinqertë i cili ka shprehur gjithmonë përkrahjen e tij për Kosovën. Ai i shprehu gjithashtu mirënjohje Kroacisë mike për mbështetjen e gjithanshme që i ka dhënë vendit tonë.
“Dy vendet tona, si partnerë strategjikë, kanë marrëdhënie të forta miqësie dhe bashkëpunimi në shumë fusha me interes të përbashkët, përfshirë edhe atë të legjislativit, vuri në pah z. Konjufca”, tha ai.
Sipas kryetarit Konjufca, Kroacia ishte dhe do të jetë edhe më tutje mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euroatlantike.
Ai njëherësh e falënderoi ish-presidentin kroat për kontributin e tij të pazëvendësueshëm në shtetndërtimin e Kosovës dhe rikujtoi se gjatë presidencës së Mesiq Republika e Kroacisë e njohu pavarësinë e Kosovës, duke krijuar marrëdhënie të shkëlqyeshme të miqësisë dhe bashkëpunimit.
“Jeni gjithmonë i mirëpritur dhe Kosovën mund ta konsideroni si shtëpinë tuaj”, u shpreh kryetari Konjufca.
Ish-presidenti kroat dhe autori i librit “Si është rrënuar Jugosllavia”, Stipe Mesiq, pasi falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen e përzemërt, riktheu në kujtesë ngjarjet që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë dhe përballjet e tij për Kosovën me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq.
“Jugosllavia ka mundur të shpërbëhet pa luftë, por politika shoviniste e Millosheviqit ishte ajo që iu shkaktoi tragjedi popujve joserbë në këto hapësira. Ai mendonte se do të arrinte ta gënjente botën për ‘të drejtën serbe’, por gënjeu veten dhe serbët. Serbët vazhdojnë ta urrejnë Millosheviqin jo pse shkaktoi gjithë ato luftëra të përgjakshme, por pse i humbi ato”, tha ndër të tjera z.Mesiq, duke premtuar se do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm i kudondodhur në përkrahje të aspiratave integruese të Republikës së Kosovës.
Nga ana e tij, ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi e uroi me këtë rast z.Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit dhe tha se e konsideron privilegj vizitën në Kosovë me mikun e tij dhe të të gjithë shqiptarëve, z.Mesiq. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur