LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Qeveria rrëzohet me demonstrata ose me vota përmes mocionit

Konjufca: Qeveria rrëzohet me demonstrata ose me vota përmes mocionit

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se PDK nuk e rrëzon qeverinë për shkak të interesave.

Konjufca në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se zgjidhja me e mirë për ekonominë do të ishte largimi i kësaj qeverie.


Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk e voton pakon e rimëkëmbjes ekonomike pasi qeveria po dëshiron t’ua ndryshojë destinacionin parave të OKB-së.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se po ashtu politika e tërheqjes së parave të Trusit është e gabuar.

“Më gjeni ndonjë vend në botë, madje edhe ato që i kanë punët më keq se Kosova, që e prek fondin e Trustit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Konjufca ka folur edhe për mënyrat e rrëzimit të qeverisë.

Konjufca: Gjykata Speciale u themelua pas presionit të “hatashëm” nga Hashim Thaçi te deputetët e PDK-së
Lexo po ashtu Konjufca: Gjykata Speciale u themelua pas presionit të “hatashëm” nga Hashim Thaçi te deputetët e PDK-së

“Qeveria rrëzohet në dy mënyra: Me demonstrata, ose në rastet normale demokratike me vota, përmes mocioneve”.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se PDK për shkak të interesave nuk dëshiron të rrëzojë këtë qeveri jo për shkak të mungesës së komunikimit me LVV-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori