LAJMI I FUNDIT:

Konjufca përshëndetet me deputetët e PDK-së, ndërsa Osmani me deputetët e LDK-së

Konjufca përshëndetet me deputetët e PDK-së, ndërsa Osmani me deputetët e LDK-së

Glauk Konjufca i cili është edhe i nominuari për kryetar të Kuvendit të Kosovës si duket i ka lënë anash përplasjet politike në mes partive, pasi shihet duke u përshëndetur me disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Konjufca pas përshëndetjes me deputeten e PDK-së, Eliza Hoxha i ndërroi edhe disa fjalë me kryetarin e kësaj partie, Enver Hoxhaj.


Po ashtu edhe Vjosa Osmani është afruar afër deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën shihet duke biseduar me kryetarin e kësaj partie Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala dhe Anton Quni. /Telegrafi/