LAJMI I FUNDIT:

Konjufca pas aksidentit në Kroaci: Lutemi të ketë sa më pak viktima

Konjufca pas aksidentit në Kroaci: Lutemi të ketë sa më pak viktima
Foto: Arkiv

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas tragjedisë së sotme në Kroaci, ku autobusi nga Kosova është aksidentuar dhe të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën.

Konjufca ka shprehur lutjet që të ketë sa më pak viktima.


“Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Slavonski Brod në Kroaci! Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë, i mbushur me bashkatdhetarë.

Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan në këtë ngjarje të trishtë”, ka shkruar Konjufca. /Telegrafi/