Konjufca nesër qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Agjenda e vizitës:10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi Vendi: Kryesia e Kuvendit (Deklaratë për shtyp) 11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta Vendi: Presidencë 12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha Vendi: Selia e PD-së. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































