LAJMI I FUNDIT:

Konjufca nderon Zhitinë e Fazliun: Veprat e tyre do të jenë frymëzim për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë

Konjufca nderon Zhitinë e Fazliun: Veprat e tyre do të jenë frymëzim për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca bëri homazhe tek varri i heroit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.

Në 32 vjetorin e rënies së dy heronjve, Konjufca ka përmendur amanetin e dëshmorëve “pa rënë me pushkë në dorë nuk vjen liria e Kosovës”, për të cilin thotë se ishte amaneti më i rëndësishëm i Afrimit, Fahriut dhe gjithë heronjve e dëshmorëve të kombit.


Konjufca theksoi se vepra e tyre heroike ishte shkëndija e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe se amaneti i tyre u bë i gjallë më 1998 kur mijëra djem e vajza u rreshtuan përkrah ushtrisë së lavdishme e cila përmbylli lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.

“Jemi këtu që edhe në emër të institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës t’i nderojmë heronjtë tanë Afrim Zhitinë e Fahri Falziun të cilët ranë këtu e 32 vite më parë në luftë me policinë, sigurinë dhe agjenturat e Serbisë e të cilët na kanë lënë një amanet të rëndësishëm, amanetin më të rëndësishëm të dëshmorëve e që thotë ‘pa rënë me pushkë në dorë nuk vjen liria e Kosovës’, mendoj që ky ka qenë amaneti më i rëndësishëm i Afrimit e Fahriut dhe gjithë heronjve e dëshmorëve të kombit sepse vepra e tyre heroike ishte faktikisht shkëndija e arë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse amaneti i tyre u bë i gjallë në vitin 1998 kur mijëra e mijëra djem e vajza u rreshtuan përkrah ushtrisë sonë të lavdishme çlirimtare e cila e përmbylli lirinë dhe shtetësinë e shtetit tonë”, tha Konjufca.

Konjufca ka shtuar edhe se vepra e Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut dhe gjithë dëshmorëve të tjerë do të jetë frymëzim për brezin e tyre dhe brezat që do të vijnë.

“Jo rastësisht edhe Afrimi e Fahriut prehen këtu të qetë sëbashku me bacën Adem prej të cilit ata u inspiruan shumë përshkak se ishte vërtetë i pathyeshëm. Ashtu siç për ta qëndresa e paepur e Adem Demaçit ishte frymëzim, për brezin tonë dhe gjithë politikanët tjerë që kanë ardhur pastaj vepra e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut e gjithë dëshmorëve të tjerë do të jetë frymëzim edhe për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë”, u shpreh Konjufca.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori