LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Lista Serbe po e shantazhon Kuvendin, por këtë nuk do ta lejojmë

Konjufca: Lista Serbe po e shantazhon Kuvendin, por këtë nuk do ta lejojmë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka akuzuar Listën Serbe se është duke e shantazhuar Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, me mospjesëmarrjen e tyre në mbledhjet e planifikuara gjatë periudhës së fundit.

Por, ai ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të tolerohet dhe të ketë kushtëzime nga Lista Serbe.


Gjithashtu Konjufca ka treguar edhe detaje kur nënkryetari i Kuvendit nga Lista Serbe, Slavko Simiq është larguar nga mbledhja.

“Ma merr mendja që Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme Kryesinë e Kuvendit të Kosovës. Kjo është e papranueshme për ne. Nuk pranojmë kurrfarë shantazhi, aq më keq që Lista Serbe është duke e bërë shantazhin në mënyrë publike, pa e fshehur, bile me një strategji të shfaqjes së këtij bojkoti”, tha Konjufca.

Kryetari i Kuvendit u shpreh se Lista Serbe me këtë po dëshiron të kushtëzojë institucionet e Kosovës, por një gjë e tillë sipas tij, nuk do të pranohet.

“Përmes kësaj Lista Serbe po don me tregu një lloj kushtëzimi për institucionet e Kosovës, por ky kushtëzim nuk pranohet, ky kushtëzim refuzohet. Mendoj se me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, do të konsolidohet edhe më mirë Kryesia dhe nuk do të vërehet bojkoti nga ana e Listës Serbe…”, u shpreh Konjufca.

Ai tha se Simiq edhe herën e kaluar kur ishte planifikuar të mbahej mbledhja e Kryesisë qëllimshëm është larguar, duke e pamundësuar mbajtjen e saj.

“Zotëri Simiq po vjen këtu, po shfaqet, nuk është se po mungon nga fillimi, po vjen po e sheh që jemi katër, që është numri i mjaftueshëm për mbajtjen e mbledhjeve, ai po largohet që të mbesim tre e të mos mund të funksionoj mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Kështu ka ndodhur edhe herën e kaluar, ne ishim katër, sapo filluam Sllavko Simiqi kur e pa që jemi në pragun e kuorumit për të marrë vendimin, ai foli në telefon me dikë dhe u largua. Këtë e ka bërë edhe sot”, u shpreh i pari i Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori