LAJMI I FUNDIT:

Konjufca, kundër idesë së Pacollit: Qeveria gjithëpërfshirëse është amnisti për keqpërdorimet e PDK-së

Konjufca, kundër idesë së Pacollit: Qeveria gjithëpërfshirëse është amnisti për keqpërdorimet e PDK-së

Me një Qeveri të krijuar nga koalicioni ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën [PAN], do të dëmtohej shtetësia e Kosovës, demokracia dhe parlamentarizmi.

Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtuesi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Ai në këtë intervistë shprehet se Vetëvendosja ka hasur në një hezitim nga ana e LDK-së për thellim të bashkëpunimit. Ai nuk pajtohet as me idenë e kreut të AKR-së, për Qeveri gjithëpërfshirëse.

“Qeveria gjithëpërfshirëse do të ishte një ide e keqe për Kosovën, do të ishte njëfarë lloj amnistie për keqpërdorimet dhe për keqqeverisjen e deritanishme, kryesisht të dominuar nga PDK-ja. Për ne zgjidhja më e mirë është që PDK-ja të shkonte në opozitë”, thotë ai.

Konjufca shprehet se është për një bashkëpunim më të fortë në të ardhmen në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së, porse “kemi hasur në një hezitim nga ana e LDK-së për thellim të bashkëpunimit”.

“Ne kemi dhënë vizionin se si do të duhej të dukej Qeveria e ardhshme e Kosovës. Do të ishte më së miri të ndodhte një kombinim në mes të koalicionit LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, shton ai. “Më habit ky hezitim i LDK-së i javëve të fundit, sidomos i këtyre dy javëve të fundit. Pra, ka qenë një pasivizim total i LDK-së, moskthim i përgjigjeve kur ne i kërkojmë takime, në të cilat do të mund të flisnim për programet, për atë se çka ka nevojë Kosova, për çfarë qeverisje të ardhshme. Në takimin e fundit që kemi pasur, ata kanë insistuar që të mos ketë zgjerim të muhabetit përtej bisedës për seancën themeluese”.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Konjufca, pse po kërkoni që të ndryshohet kandidati i PDK-së për kryetar Kuvendi, kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka paraparë të drejtën e koalicionit fitues që të kandidojë personi që dëshiron?

Ramush Haradinaj ka thënë se brenda 10 ditëve Kosova do të ketë institucionet e reja. Ju si mendoni. Konjuca shprehet se Qeveria që do të krijohej nga koalicioni PAN, do të kishte kosto të madhe për Kosovën edhe për demokracinë dhe jetën parlamentare në përgjithësi, po edhe për shtetësinë e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori