LAJMI I FUNDIT:

Konjufca e Aliu dalin nga mbledhja e Kryesisë, s’deklarohen për media

Konjufca e Aliu dalin nga mbledhja e Kryesisë, s’deklarohen për media

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka dalë nga mbledhja e kryesisë së kësaj partie.

Ai nuk pranoi të prononcohet për media rreth detajeve se çka u bisedua, por vetëm tregoi se mbledhja është duke vazhduar.


Konjufca tha se i është dashur të dalë pasi pati obligime të tjera.

Nga mbledhja është parë duke dalë edhe Liburn Aliu, anëtar i VV-së, por ai nuk foli para mediave.