LAJMI I FUNDIT:

Konjufca i bën thirrje Serbisë ta lirojë Nezir Mehmetajn: Serbia t’i ndalë këto sjellje

Konjufca i bën thirrje Serbisë ta lirojë Nezir Mehmetajn: Serbia t’i ndalë këto sjellje

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se me shqetësim e ka marrë lajmin për arrestimin e qytetarit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, i cili po kthehej nga Serbia ku kishte qenë në spital për nevojat shëndetësore të nënës së tij.

Konjufca, përmes një postimi në Facebook, e quajti padrejtësi arrestimin e shtetasit kosovar duke thënë se Serbia po arreston në mënyrë arbitrare, cilin t’i teket, nga qytetarët e Kosovës të cilët kalojnë nëpër atë vend.


Postimi i plotë i Konjufcës:

“Me shqetësim morëm lajmin për arrestimin e qytetarit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, i cili po kthehej nga Serbia ku kishte qenë në spital për nevojat shëndetësore të nënës së tij. Dje pati disa reagime nga institucione e subjekte politike të Kosovës, dhe nga shumë qytetarë, që kërkuan lirimin e z. Mehmetaj. Por në vend të lirimit, sot morëm vesh se gjykatat e Serbisë kanë vendosur ta mbajnë edhe 30 ditë.

Kjo është padrejtësi. Serbia po arreston në mënyrë arbitrare, cilin t’i teket, nga qytetarët e Kosovës të cilët kalojnë nëpër atë vend nga halli, jo nga qejfi. Me këto gjeste Serbia po na tregon se nuk ka ndryshuar ende mentalitetin politik sa i përket Kosovës e shqiptarëve, të cilët i trajton dhunshëm e me arbitraritet, sikur të jenë njerëz të dorës së dytë.

Sjellje të tilla që targetojnë një etni e një vend fqinj nuk premtojnë aspak mirë për të ardhmen. I bëjmë thirrje Serbisë ta lejojë z. Nezir Mehmetaj të kthehet pranë vatrës e familjes së tij, dhe ta ndryshojë qasjen që ka ndaj Kosovës e qytetarëve të saj. Jemi në shek. XXI e këto sjellje duhet t’i ndalni megjithatë, edhe pse s’kanë kaluar ende as dy dekada prej masakrave gjenocidale që bëtë kundër nesh!”, ka shkruar Konjufca.

Edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i  Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar vendimin e Gjykatës së Beogradit, e cila i ka caktuar paraburgimin prej 30 ditësh kosovarit  Nezir Mehmetaj.

Përmes një reagimi, Pacolli tha se kjo marrëzi duhet të marrë fund.

Të gjitha lajmet nga Nezir Mehmetaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nezir Mehmetaj

Prokuroria Serbe për Krime të luftës dje ka bërë të të ditur se Mehmetaj është arrestuar në bazë të një flet arresti të lëshuar nga ky organ, kinse për krime lufte ndaj popullatës civile, raporton Telegrafi.

Të përkujtojmë se Mehmetaj jeton tash 25 vite në Zvicër dhe kishte qenë për pushime në Kosovë, prej ku edhe nënën e tij të  sëmurë e kishte dërguar në Beograd për analiza mjekësore.

Ndaj arrestimit të Mehmetajt ka reaguar ministri në detyrë i Punëve të jashtme të Kosovës, i cili ka kërkuar nga autoritetet serbe ta lirojnë menjëherë kosovarin që jeton dhe punon në Zvicër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori