LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Agron Rrahmani është një ndër figurat më të rëndësishme të UÇK-së

Konjufca: Agron Rrahmani është një ndër figurat më të rëndësishme të UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë varrit të heroit të Kosovës, Agron Rrahmani, në 23 vjetorin e rënies heroike të tij.

Konjufca tha se heroi Agron Rrahmani është një ndër figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u frymëzua nga jeta dhe vepra e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.


“Agroni qysh nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, në vitin 1989, bëri betimin, sepse mësoi prej heronjve dhe dëshmorëve tanë të mëhershëm se si jepet jeta për atdhe kur e kërkon nevoja”, tha Konjufca.

Duke shpalosur rrugëtimin e heroit Agron Rrahmani, kryetari i Kuvendit shtoi se ai iu bashku strukturave të para të UÇK-së për të dhënë kontributin e tij për çlirimin e vendit dhe për të rënë në altarin e lirisë më 12 maj 1998, pesë ditë pas rënies së shokëve të tij të idealit, Bahri Fazliu dhe Ilir Konushevci.

“Brenda një periudhe kohore prej 5 ditësh, UÇK-ja humbi figurat dhe komandantët e saj më të shquar – më 7 maj Bahri Fazliun, 9 maj Ilir Konushevcin dhe më 12 maj Agron Rrahmanin. Kontributi i Agron Rrahmanit është i jashtëzakonshëm dhe do të nderohet e kujtohet gjithmonë”, tha ndër të tjera kryekuvendari Konjufca.

Gjatë homazheve të kryekuvendarit Konjufca dhe kryeministrit Kurti ishin të pranishëm edhe prindërit e heroit Agron Rrahmani. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori