LAJMI I FUNDIT:

Kongresi i Manastirit historik në aspektin gjuhësor dhe kulturor

Kongresi i Manastirit historik në aspektin gjuhësor dhe kulturor

Me rastin e 22 nëntorit, Kongresit të Manastirit dhe Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe në patronazhin e zv.kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Hazbi Lika do të organizohen një sërë aktivitetesh për të kremtuar këtë ditë të veçantë në historinë e popullit shqiptar, ditë e cila është edhe festë për shqiptarët në Maqedoni.

Ditën e sotme do të vizitohet Muzeu i Alfabetit në Manastir teksa e tërë ngjarja do të përmbyllet me koncertin solemn i cili tradicionalisht organizohet në këtë vend që sivjet do të mbahet në sallën e madhe të Institucionit nacional, Qendra për kulturë.


Në koncert parashihet të marrin pjesë figura të shquara shqiptare, ministra dhe pjesëmarrës nga komuniteti ndërkombëtar.

Gjitashtu, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë do të priten dhe nderohen në mënyrë solemne doajenët e arsimit të gjuhës shqipe.

Në kuadër të Ditës së Alfabetit, dje në Manastir u mbajt tribuna shkencore kushtuar 109 vjetori të Ditës së Alfabetit ku të pranishëm në këtë tribunë ishin studiues të Albanologjisë nga Institucionet shkencore të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. I ftuar special ishte edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i shoqëruar nga zëvendëkryministri Hazbi Lika.

Sipas Metës Kongresi i Manastirit është një ngjarje shumë e rëndësishme sepse e përshpejtoi mbajtjen e ngjarjes akoma edhe më të rëndësishme, pavarësinë e Shqipërisë.”

“Me këtë Alfabet u shkrua dokumenti i pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, u nënshkrua deklarata e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, me këtë Alfabet u shkrua shqip edhe Marrëveshja e Ohrit e 13 gushtit më 2001…”, ka nënvizuar Meta dhe publikisht i falënderoi nënkryeministrin Hazbi Lika dhe kryetaren e Manastirit Natasha Petrovska për kujdesin që tregojnë për muzeun dhe për të gjitha planet për ristaurimin dhe pasurimi e Muzeut.

Meta paralajmëroi përkrahje për aktivitetet që do të organizohen vitin e ardhshëm të lidhura me 22 nëntorin Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika në fjalën e tij në hapjen e Tribunës u shpreh se Kongresi i Alfabetit mbetet një nga veprimet strategjike ekzistenciale për ngritjen e vetëdijes në rrafshin kombëtar dhe për përforcimin e identitetit kulturor.

Ai më tej theksoi se ky Kongres ka rëndësi të madhe pasi është një hap vendimtar drejt hapjes së shtigjeve për realizimin e synimeve të qytetarëve për ngritje sa më të lartë të vetëdijes kulturore dhe nacionale, ndërsa në anën tjetër ky Kongres ishte në funksion të pjekurisë së lartë kombëtare të popullit shqiptar.

Me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 10-vjetorin e themelimit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ky Institut në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë, promovoi pullën postare me portretin e Faik Konicës, me rastin e 75 vjetorit të vdekjes, si dhe pullat postare me figurat e tjera kombëtare shqiptare të ekspozuara në sallën e Institutit.

Më 14 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njësuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarëshqiptare.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë, etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit.

Në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar.

Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin. Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.

Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori