LAJMI I FUNDIT:

Kongresi Klinik – Prishtina në qendër të ekspertizës kirurgjikale ndërkombëtare

Kongresi Klinik – Prishtina në qendër të ekspertizës kirurgjikale ndërkombëtare

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka organizuar me sukses Kongresin e Tretë Klinik, një ngjarje e jashtëzakonshme që solli në Prishtinë ligjërues të nivelit të lartë nga e gjithë bota në Prishtinë.

Në këtë kongres të pranishëm ishin mbi 130 prezantues, prej tyre 56 ligjërues të ftuar ndërkombëtarë nga niveli më i lartë botëror, shkencor dhe klinik, së bashku me rreth 70 prezantues dhe ekspertë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.  


Gjatë dy ditëve radhazi, kongresi priti 180 prezantime shkencore që përfshinin të gjitha disiplinat kirurgjikale. Më shumë se 700 pjesëmarrës nga vendet e rajonit morën pjesë në aktivitet, duke nxitur një mjedis shkëmbimi dhe bashkëpunimi njohurish.

Rifat Latifi ne pesë vjetorin e themelimit të Kolegjit të Kirurgëve foli për fillimet e themelimit të këtij kolegji.

“Do të duhej ky rrëfim, ky titull të pasqyroj edhe ata që nuk na besuan shumë dhe në një mënyrë aktive direkte ose indirekte e injoruan gjithë idenë e krijimit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, si të pamundur, si të pa bëshme dhe të panevojshme. Por, në këtë vjeshtë të bukur në Kosovën ne kirurgët kosovarë dhe miqtë tanë nga shumë vende të botës po festojmë pesë vjetorin e themelimit zyrtar të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës”, deklaroi kryetari i kolegjit.

Kryetari i Kongresit, Osman Zhuri, shprehu synimin e tyre parësor për ngritjen e kapaciteteve kërkimore dhe shkencore.

“Siç jeni duke parë Kolegji i Kirurgëve të Kosovës po mundohet të shndërrohet në një platformë të rëndësishme kirurgjike në Kosovë, në një fener të dijes. Fener ky i cili do ndriçoj edhe më shumë me përkrahjen dhe bashkëpunimin tonë me një qëllim. Qëllimin në realizimin e kapaciteteve profesionale dhe hulumtuese dhe me një shërbim sa më profesional për pacientët tonë. 

Me praninë e tij ceremoninë e hapjes e ka nderuar Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia dhe ka pohuar se konkluzionet e nxjerra nga ky kongres do të miratohen dhe përkrahen nga ministria e tij.

Në kongres u ndanë edhe çmimet për arritje të jetës për Isuf Dedushaj, Arben Djata dhe Hasim Saliu për kontributin e tyre të rëndësishëm në fushën e kirurgjisë. Për më tepër, Instituti Standfort mori Çmimin për Partneritet në njohje të angazhimit të tij të jashtëzakonshëm për avancimin e njohurive kirurgjikale.

Përmes ngjarjeve si Kongresi Klinik, Kosova është duke u vendosur vazhdimisht si qendër për shkëmbimin e arritjeve shkencore dhe qendër për bashkëpunim në zhvillimet e fundit kirurgjikale. Ky takim i jashtëzakonshëm nënvizon përkushtimin e Kosovës për të ngritur aftësitë e saj mjekësore dhe për të nxitur partneritetet ndërkombëtare për përmirësimin e industrisë së kujdesit shëndetësor.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori