LAJMI I FUNDIT:

‘Kongresi botëror maqedonas, nxitës i urrejtjes ndërfetare dhe ndërtetnike’

‘Kongresi botëror maqedonas, nxitës i urrejtjes ndërfetare dhe ndërtetnike’

Duke folur mbi vendimin e Komunës së Butelit për vendosje e kryqit në rrethrrotullimin në këtë komunë, teologu Ismail Bardhi thotë se po të vendoseshte ndonjë simbol fetar islam, ai do të ndjeheshte shumë i ofenduar, sepse sipas tij, kjo i tejkalon të gjitha urdhërat e shenjta. Ai vlerëson se politika po tallet me njerëzit, njofton Shenja.

“A nuk është turp të thuhet, ju lutem, njerëz që pretendojnë të jenë të mençur, të luajnë me neve. Kush janë ata që të luajnë me neve? U vërejt se çka flasin. A nuk është turp në ato bisedat telefonike flet kryeministri dhe thotë “Mi tekna-Mu kujtua”, dhe e merr hapësirën e tokës, Kjo është diçka që nuk ka mundësi të ekzistojë në botën modern”, tha Bardhi.

Ai shtoi më tej se qytetarët e maqedonisë pa marrë parasysh përkatësinë etnike, nuk duhet tu lejojnë siç I quajti ai, këtyre udhëheqësve politik që janë shumë të vobekt, shumë të varfër në kulturë, të bëjnë përçarje etnike.


Nga ana tjetër, Urania Pirovska nga Komiteti I Helsinkit, vlerëson se  qytetarët aq shumë janë të frikësuar saqë janë ushtruar presione të ndryshme mbi ata intelektual që e kanë ngritur zërin kundër pushtetit. Sipas saj kryqi është simbol i cili thërret kundër djallit, ndërsa tani fatkeqsisht djalli e vendosë atë (në Butel). Ajo akuzoi kongresin Botëror Maqedonas si nxitës të urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike.

“E dini si, Kongresi Botëror Maqedonas paraqitet çdoherë kur duhet të nxiten ndjenjat nacionale dhe fetare. Ata nuk paraqiten dosido. Ka këtu një shkop regjisorimi që u tregon kur duhet të paraqitet Todor Petrov dhe të dalë me ndonjë çështje të këtij lloji, për të cilën e di se do të nxisë ndenja të caktuara tek qytetarët”, thotë Pirovska.

Nga ana tjetër, prifti ortodoksj, Ivica todorov, deklaroi se edhe institucionet fetare duhet të punojnë në dekomracinë krijuese, siç e quajti ai, që nënkupton se duhet punuar me çdo qytetar.

“Sistemi dhe shteti juridik duhet të funksionojnë, sepse po qe se duam të jetojmë së bashku, duhet të jetojmë në bazë të disa ligjeve që në mënyrë të përbashkët do t’i pranojmë. Dhe ai që do t’i thyejë ato ligje duhet të sanksionohet, pa marrë parasysh kush është. Nuk mund të pranohen ligjet, kurse pastaj të mos respektohen”, tha Todorov.

Pjesmarrësit në emision përcollën mesazhin që të gjithë qytetarët pa marrë parasyh përkatësisë së tyre fetare dhe kombëtare, t’I thonë JO keqpërdorimit të ndjenjave të tyre fetare dhe kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori