LAJMI I FUNDIT:

“E goditi disa herë në pjesë të ndryshme të trupit” – detaje të reja për vrasjen e rëndë në Gjilan

“E goditi disa herë në pjesë të ndryshme të trupit” – detaje të reja për vrasjen e rëndë në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit D. T., i cili akuzohet për kryerjen e një vrasjeje të rëndë në fshatin Dobërçan.

Në datën 16 dhjetor, rreth orës 20:35, ngjarja e tmerrshme ndodhi pas një përleshjeje verbale dhe fizike brenda një automjeti në rrugën “Hamdi Kastrati”.


Pas konfrontimit, i dyshuari D. T. ndoqi viktimën A. B., dhe pas sulmit atij iu shkaktuan plagë fatale që më pas çuan në konstatimin e vdekjes së tij në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Sipas raportit të Gjykatës, fillimisht i pandehuri përmes telefonit e thërret A. B. dhe takohen dhe pasi që ulet në karrigen e parë të automjet dhe me automjet kishin lëvizur.

Aty pas një mosmarrëveshje verbale në automjet, i pandehuri e sulmon A. B. dhe të njëjtin në mënyrë dinake e godet disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa  viktima arrin të ndalet dhe del nga automjeti dhe ikë në drejtim të kundërt të rrugës nga kishin ardhur, hynë në oborrin e shtëpisë së Xh. B.

Nga therja me thikë vdes një person në Dobërçan të Gjilanit
Lexo po ashtu Nga therja me thikë vdes një person në Dobërçan të Gjilanit

I pandehuri i’u ishte vu pas në ndjekje dhe para derës së hyrjes së kësaj shtëpie, e ze viktimën A. B., aty përsëri e godet disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa nga kacafytja dhe zhurma e krijuar, nga kjo shtëpi del XH. B., intervenon për ti ndarë.

Sulmi u ndërpre nga intervenimi i pronarit të shtëpisë ku ngjarja mori fund, i cili më pas ndihmoi viktimën të arrinte në një ordinancë private për ndihmë mjekësore para se të transportohej në emergjencë.

Në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, konstatohet vdekja e të lënduarit, sepse i njëjti nuk kishte përballuar lëndimet e pësuara.

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Gjilan
Lexo po ashtu Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Gjilan

I pandehuri pas kryerjes së vrasjes shkon në shtëpi të vet, i informon familjarët e vet për veprimet e tija të ndërmarra ndaj A. B. dhe kërkon nga prindi  i tij, që të njëjtin të e dorëzoi në Stacionin e Policisë në Gjilan, ku i pandehuri edhe arrestohet.

Me bazë të provave dhe rrethanave rreth ngjarjes, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masat alternative ishin të pamjaftueshme dhe ka vendosur për paraburgimin e D. T. duke vënë në dukje nevojën për një procedurë penale të suksesshme.

Aktvendimi i Gjykatës mund të kontestohet nga palët e pakënaqura, të cilat kanë të drejtën të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori