LAJMI I FUNDIT:

Konfiskim armësh në Prishtinë

Konfiskim armësh në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se gjatë kontrollit në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47, një armë gjuetie, dy armë të vogla si dhe 174 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në lidhje me rastin, janë shoqëruar në Polici katër të dyshuar meshkuj, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


Foto: Ilustrim