LAJMI I FUNDIT:

Konfirmon Policia rrahjen mes dy zyrtarëve të MPJ-së

Konfirmon Policia rrahjen mes dy zyrtarëve të MPJ-së

Dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme janë përleshur fizikisht gjatë ditës së djeshme.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin përmes njoftimit për media, ku thuhet se pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur, dy zyrtarë të një ministrie janë përleshur fizikisht në mes veti.


Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Nuk raportohet për lëndime.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.