LAJMI I FUNDIT:

Konfirmoi mbështetjen për Erdoganin në balotazhin për president të Turqisë, Sinan Ogan tregon ‘katër prioritetet që duhen adresuar urgjentisht’

Konfirmoi mbështetjen për Erdoganin në balotazhin për president të Turqisë, Sinan Ogan tregon ‘katër prioritetet që duhen adresuar urgjentisht’

Kandidati që doli i treti në zgjedhjet presidenciale në Turqi, Sinan Ogan, të hënën ka thënë se do të ofrojë mbështetje për kandidatin kryesor Rexhep Tajip Erdogan, përpara votimit të planifikuar të balotazhit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ogan, i cili mori 5.17% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan më 14 maj, tha në një konferencë shtypi në Ankara se ai do të mbështesë Erdoganin dhe jo kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu, në balotazhin presidencial të planifikuar për 28 maj.

Erdogan mori 49.52% të votave në raundin e parë, duke i dhënë atij një avantazh prej pesë pikësh ndaj Kilicdaroglu.

“Njoftoj se do të mbështesim kandidatin e AKP dhe do të ftojmë votuesit që votuan për ne në raundin e parë të votojnë për zotin Erdogan”, ka thënë Ogan.

Vendimi u mor “pas diskutimeve dhe sepse ne besojmë se është gjëja e duhur për vendin tonë dhe popullin tonë”, shtoi ai.

Kush është Sinan Ogan, nga i cili do të varet shumë zgjedhja e presidentit të Turqisë?
Lexo po ashtu Kush është Sinan Ogan, nga i cili do të varet shumë zgjedhja e presidentit të Turqisë?

Ogan e kishte kushtëzuar mbështetjen e secilit nga kandidatët me politikat e ngurtësuara ndaj refugjatëve dhe disa grupeve kurde që ai i percepton si terroristë.

“Aleanca Kombëtare nuk ka arritur të na bindë”, ka thënë më tej ai, duke folur për grupin kryesor të opozitës në Turqi, të udhëhequr nga Kilicdaroglu.

Ogan pohoi se Turqia ishte në një “situatë kritike” dhe përcaktoi katër prioritete që ai tha se duheshin adresuar urgjentisht.

E para është çështja e refugjatëve dhe emigrantëve në Turqi, tha ai.

Së dyti, “kërcënimi urgjent i sigurisë kombëtare” pas tërmeteve të fundit.

Së treti, problemet ekonomike “të shkaktuara nga dinamika e brendshme dhe e jashtme që kanë shkaktuar probleme të thella në publik”.

Dhe së katërti, lufta kundër terrorizmit në Turqi, për të cilën ai tha se duhet “të adresohet në të gjitha frontet, përfshirë edhe atë financiar”.

Duke iu përgjigjur raporteve se Ogan kishte mbështetur Erdoganin, Kilicdaroglu tha në një postim në Twitter të hënën se “është e qartë se kush mban anën e atyre që e shesin këtë vend të bukur”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori