LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet se atentatori i Todorovit është gjyshi i Tamara Dimovskës

Konfirmohet se atentatori i Todorovit është gjyshi i Tamara Dimovskës

Nëna e Tamara Dimovskës, Zhaklina Dimovska, ka vërtetuar se tentimvrasja ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, është kryer nga baba i saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo ka pohuar për Nova Tv se Ljupço Stojanovski nga Kallasllari i Velesit është sulmuesi i ministrit, ndërkaq ndjehet e shokuar nga rasti në fjalë, për të cilin ka dëgjuar në media.


Dimovska ka bërë të ditur se i ati nuk ka përmendur asgjë të dyshimtë, dhe se nuk ka dijeni se ku e mori pistoletën. Ajo e dënon rastin edhe pse atentatori është babai i saj./Telegrafi/