17 të vdekur si pasojë e Virusit të Nilit është bilanci i një jave në vendet e Evropës. Kështu bën të ditur Qendra Evropiane për Mbrojtje dhe Kontroll nga Epidemitë. Sipas të dhënave të këtij institucioni, në Serbi janë nëntë të vdekur, tre në Greqi, një në Itali, një në Rumani dhe një në Kosovë.
Sipas Qendrës Evropiane për Mbrojtje dhe Kontroll të Epidemive, nga data 3 e deri më 9 gusht, vetëm në Evropë janë regjistruar 231 raste të infektimit me virusin e Nilit.
Në këtë raport thuhet se edhe Kosova është prekur nga ky virus dhe tashmë janë regjistruar dy raste me infeksion, njëri prej të cilëve raportohet se ka vdekur.
Rastin e vdekjes së një pacienti në Kosovë nga Virusi i Nilit e ka konfirmuar për Radio Kosovën edhe Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Ndërkaq, që nga data 1 gusht, në faqen kryesore të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë dhënë edhe disa informacione për karakteristikat e kësaj sëmundjeje.
“Virusi i Nilit perëndimor” mund të shkaktojë sëmundje fatale neurologjike te njerëzit, edhe pse rreth 80 për qind e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë. Virusi i Nilit perëndimor transmetohet te njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave, të cilat janë të infektuara. Ky virus mund të shkaktojë sëmundje neurologjike dhe vdekje te njerëzit dhe zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Perëndimore.
Simptomat e këtij virusi përfshijnë temperaturë, dhembje koke, lodhje dhe dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike.
Sipas qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive, tashmë janë 17 viktima nga ky virus, nëntë në Serbi, tre në Greqi, tre në Itali, një në Kosovë dhe një në Rumani.
Ndryshe, Instituti kombëtar i shëndetit publik ditë më parë njoftuar lidhur me virusin e Nilit, përhapjen, simptomat, etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'