Sipas raportimeve të fundit nga mediat e huaja, sulmuesi francez Kylian Mbappe pritet t’i mungojë Real Madridit në ndeshjen e kthimit ndaj Benficës.

‘Los Blancos’ do të jenë nikoqir të gjigantit portugez nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 21:00 në kuadër të fazës së ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve.


Mbappe i cili tash e sa kohë po vuan nga një shqetësim në gjurin e tij të majtë, u detyrua të ndërpresë para kohe seancën stërvitore të martën.

Sulmuesi francez i Real Madridit, Kylian Mbappé, i cili ende vuan nga një dëmtim në gjurin e majtë, u detyrua të ndërpresë seancën stërvitore të martën. Ai nuk do të luajë kundër Benfica të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Me të ndodhur kjo, sulmuesi francez iu nënshtrua analizave në pasdite të cilat zbuluan se gjuri ishte larg shërimit. Disa burime brenda klubit kanë rënë dakord privatisht se është e pamundur që ai të luajë ndaj Benficës.

Kohëzgjatja e mungesës së tij nuk është përcaktuar, por zbatimi i një protokolli trajtimi është bërë thelbësor.

Megjithatë, deri në mesditë, Alvaro Arbeloa nuk kishte ndërmend ta linte jashtë golashënuesin e tij më të mirë. Të martën në mesditë, pas stërvitjes, trajneri spanjoll deklaroi me zë të lartë dhe qartë se Mbappe do të jetë i gatshëm.

“ Kylian është gati të luajë të mërkurën dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Të gjithë e kanë ditur këtë për disa javë tani dhe dua të theksoj përkushtimin që ai tregon. Shokëve të tij të ekipit, ekipit të tij, trajnerit të tij, klubit të tij, tifozëve të tij”, kishte deklaruar Arbeloa.

Tani në mungesë të Mbappe, Arbeloa me shumë gjasë do të vendosë ta aktivizojë nga minuta e parë spanjollin Gonzalo Garcia./Telegrafi/

telegrafi sport app