LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet interesimi i Barcelonës për Luis Diaz – barrierë mbetet çmimi marramendës që ia ka caktuar Liverpooli

Konfirmohet interesimi i Barcelonës për Luis Diaz – barrierë mbetet çmimi marramendës që ia ka caktuar Liverpooli

Me afatin kalimtar veror që nuk është shumë larg, Barcelona janë duke bërë planet e tyre teksa drejtori Deco dhe presidenti Joan Laporta kanë qenë mjaft të zënë në këtë aspekt.

Më herët gjatë ditës ishte raportuar se presidenti i Barcelonës kishte mbajtur takim me Pini Zahavin, agjentin e Robert Lewandowskit dhe Hansi Flickut.

Megjithatë, duket se Laporta ka qenë i zënë në një takim me një agjent tjetër së fundmi. Sipas raportimit nga mediumi katalanas SPORT, Joan Laporta është takuar me agjentin e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Diaz.


Diaz është rikthyer fuqishëm pas lëndimit që e la atë jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit, dhe tani është startues i padiskutueshëm nën urdhrat e Jurgen Klopp, duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar pesë asistime.

Sipas raportit, Laporta thuhet se ka pyetur se sa do të duhej që ata të paguanin që Diaz të largohet nga Liverpooli për tu transferuar tek Barça.

Hansi Flick ka kërkuar këshilla nga Guardiola para se të konsiderojë ofertën e Barcelonës
Lexo po ashtu Hansi Flick ka kërkuar këshilla nga Guardiola para se të konsiderojë ofertën e Barcelonës

Në përgjigje, agjenti thuhet se i ka përmendur atij një shifër stratosferike në vlerë prej 120-140 milionë eurosh, por duke marrë parasysh rolin e tij tek Liverpooli dhe faktin që ka kontratë deri në 2027, ky çmim nuk është një befasi.

Duke marrë parasysh gjendjen financiare të blaugranasve, pagesa e asaj shume është përjashtuar dhe këtë Laporta ia ka bërë me dije agjentit të Diaz. “Është e pamundur”, besohet se ka thënë Laporta./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori