LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen propozimet e Kuvendit për anëtarët e Këshillit të prokurorëve dhe Këshillit Gjyqësor

Konfirmohen propozimet e Kuvendit për anëtarët e Këshillit të prokurorëve dhe Këshillit Gjyqësor

Komisioni për zgjedhje dhe emërime sot konfirmoi propozimet për anëtarë të Këshillit të Prokurorëve publik dhe të Këshillit Gjyqësor, që zgjidhen nga Kuvendi, njofton Alsat M.

Për anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publik, Kuvendi Propozon Mexhit Jusufin, ndërsa për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, Kostadin Kizovin. Emërimi i anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publik bëhet pasi në qershor të këtij viti i ka përfunduar mandati anëtarit Dilaver Bekteshi. Mexhit Jusufi është jurist i diplomuar.


Ai për momentin ushtron funksionin e udhëheqësit të Sektorit për çështje juridike në komunën Zajaz.

Jusufi është i lindur në vitin 1978 për anëtarë të Këshillit Gjyqësor është propozuar Kostadin KIzov. Ai pritet të vijë në vendin e Branko Ushkovski, anëtarë dhe ish kryetar i Këshillit, mandati i zë cilit përfundoi në prill të këtij viti. Kizov vjen nga Këshilli i Prokurorëve Publik. /Telegrafi/